Skil 1415 AC User Manual Page 170

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 188
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 169
170
Mos përdorni kurrë disqe mprehëse mbi 32 mm (1 1/4”)
Ø
Mos përdorni punto shpimi mbi 3,2 mm (1 8/4”) Ø
Mos përdorni kurrë një disk prerëse për mprehje anësore
Mos përdorni kurrë zvogëlues ose përshtatës për të
vendosur disqe mprehëse/prerëse me vrimë të madhe
PARA PËRDORIMIT
Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Mbani syze mbrojtëse dhe mbrojtëse për dëgjimin 4,
doreza mbrojtëse dhe këpucë të ashpra; kur është e
nevojshme, mbani gjithashtu edhe një përparëse
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Sigurohuni që madhësia e tubit të përputhet me
madhësinë e boshtit të aksesorit
Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta vendosni në
prizë
GJATË PËRDORIMIT
Përdorni dorezë(a) ndihmëse, nëse është e
përfshirë me pajisjen (humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale)
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e
kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me
një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të
ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe
të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)
Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme
të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga
vegla
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
Mos përdorni kurrë bllokimin e boshtit kur pajisja
është në punë (dëmtimi për shkak të një manovrimi të
papërshtatshëm do t’ju përjashtojë nga garancia)
Mbajini duart larg nga aksesorët rrotulluesë
Kur mprihni metale do të krijohen shkëndija; mbajini
personat e tjerë dhe materialet e djegshme larg nga zonë
e punës
Mbajini vrimat e ajrosjes të pambuluara gjatë punës
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
PAS PËRDORIMIT
Aksesori do të vazhdojë të rrotullohet për pak kohë pasi
pajisja të jetë fikur
Para se ta ulni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që
të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
Pas fikjes së pajisjes, mos e ndaloni kurrë rrotullimin e
aksesorit duke ushtruar forcë mbi të
Ruajeni pajisjen në vende ku temperatura nuk shkon mbi
50°C
PËRDORIMI
Ndërrimi i aksesorëve 5
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
! sigurohuni që madhësia e tubit të përputhet me
madhësinë e bishtit të aksesorit
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit B dhe mbajeni
ndërsa rrotulloni dadon tub D me dorë deri sa
bllokuesi i boshtit të ndalojë rrotullimin e mëtejshëm
dhe lironi dadon tub D me çelës E
- futni aksesorin në tub C deri sa të jetë e mundur për të
minimizuar daljen dhe çekuilibrin
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues B dhe
mbajeni kur të shtrëngoni dadon tub D me çelës E
! shmangni shtrëngimin e tepërt të dados tub D
! mos e shtrëngoni kurrë dadon tub nëse nuk ka
aksesor në tub; mund të dëmtoni tubin
Ndërrimi i tubit 6
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues B dhe
mbajeni kur të hiqni dadon tub D
- hiqni tubin C
- futni një tub të ri
! mos e shtrëngoni kurrë dadon tub nëse nuk ka
aksesor në tub; mund të dëmtoni tubin
Para përdorimit të veglës
- sigurohuni që aksesori të jetë i montuar si duhet dhe të
jetë i shtrënguar mirë
- kontrolloni nëse aksesori lëviz lirshëm duke e rrotulluar
me dorë
- ndizeni veglën për provë për të paktën 30 sekonda me
shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të
sigurt
- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta
ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të
përcaktuar shkakun
Çelësi i ndezjes/fikjes 7
- ndizni/fikni pajisjen duke shtypur kapësen A në
pozicionin “I”/”O”
! para se aksesori të prekë materialin e punës,
vegla duhet të punojë me shpejtësi të plotë
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
Kontrolli i shpejtësisë 8
Për rezultate optimale në materiale të ndryshme
- zgjidhni shpejtësinë me rrotën G (edhe kur pajisja
është në punë)
- përdorni tabelën 9 si referencë për të përcaktuar
shpejtësinë e duhur
Page view 169
1 2 ... 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 ... 187 188

Comments to this Manuals

No comments