Skil 4900 AK Instruction Manual Page 102

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 116
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 101
102
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe lama;
mbajeni dorën tjetër në kapësen e grykës H 2 (nëse
të dyja duart mbajnë sharrën, ato nuk mund të priten nga
lama)
Mos u zgjasni poshtë materialit të punës (afërsia e
lamës me dorën tuaj është e fshehur nga këndvështrimi
juaj)
Mos e mbani kurrë copën që po prisni në duar ose
mes këmbëve (është e rëndësishme që ta mbështesni
mirë materialin për të minimizuar ekspozimin e trupit,
ngecjen e lamës ose humbjen e kontrollit)
Përdorni kllapa ose pajisje të tjera për të siguruar
dhe mbështetur materialin e punës (mbajtja e
materialit të punës në dorë ose mbështetur në trup mund
të shkaktojë humbje të kontrollit)
Mbajeni pajisjen nga sipërfaqet e izoluara të kapjes
kur kryeni një veprim ku pajisja prerëse mund të
bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordonin e
saj (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët
metalike të ekspozuara të pajisjes të transmetojnë
elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të
përdoruesit)
Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
Mos përdorni lama të topitura ose të dëmtuara
(lamat e përkulura mund të thyhen me lehtësi ose të
shkaktojnë goditjen e kthimit)
Mbajini duart larg nga pjesa mes kasës së pajisjes
dhe kapëses së lamës D 2 (kapësja e lamës mund të
kapë gishtat)
Sigurohuni që kapësja e lamës D 2 të jetë e
shtrëguar para se të bëni një prerje (një kapëse e
liruar mund të bëë që pajisja ose lama të rrëshqasë dhe
të shkaktojë humbje të kontrollit)
Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
4
Përdorni doreza mbrojtëse kur hiqni lamën nga
pajisja (lama e sharrës mund të jetë e nxehtë pas një
përdorimi të gjatë)
PËRDORIMI
Ndezje/Fikje 5
Kontrolli i shpejtësisë
Me anë të rrotës C 2 shpejtësia e sharrimit mund të
ndryshohet nga e ulët në e lartë (6 pozicione)
Rregullimi i shpejtësisë së sharrimit për materialin e
përdorur 6
! nëse pajisja nuk funksionon me rrotën C 2
pozicionin 1, zgjidhni një shpejtësi më të lartë për
sharrën dhe uleni shpejtësinë e sharrimit kur
pajisja të jetë në punë
Montimi i lamës së sharrës 7
! hiqni spinën
- shtypni përpara kapësen e lamës D dhe mbajeni në
atë pozicion
- futni lamën (me dhëmbët e drejtuar poshtë ose lart)
deri në fund
- lëshoni kapësen e lamës D
- tërhiqeni pak lamën deri sa kapësja D të kërcasë në
një pozicion të barabartë
- shtyjeni dhe tërhiqeni lamën për të kontrolluar nëse
është kapur si duhet
! sigurohuni që kapësja e lamës D 2 të jetë e
shtrënguar para se të bëni një prerje (një kapëse
e liruar mund të bëë që pajisja ose lama të
rrëshqasë dhe të shkaktojë humbje të kontrollit)
! sigurohuni që ana para e lamës të zgjatet përtej
pllakës mbështetëse E për të gjithë gjatësinë e
goditjes
Heqja e lamës së sharrës 8
- shtypni përpara kapësen e lamës D dhe mbajeni në
atë pozicion
- nxirreni lamën
- lëshoni kapësen e lamës D
Pllaka mbështetëse e rregullueshme9
- pllaka mbështetëse E anohet për të mbajtur sa më
shumë sipërfaqen e saj në kontakt me materialin e
punës
- rregulloni pllakën mbështetëse duke e mbajtur sharrën
fort dhe duke e kthyer pllakën mbështetëse në
pozicionin e dëshiruar
Ndarja e mbajtjes së lamës0
- sigurohuni që ndarja e mbajtjes F të jetë e mbyllur për
të parandaluar rënien e lamave
Funksionimi i veglës
! shtrëngoni mirë materialin e punës
- shënoni vijën e prerjes mbi materialin e punës
- zgjidhni shpejtësinë e dëshiruar të sharrimit me anë të
rrotës C 2
- lidhni spinën me burimin e energjisë (drita B do të
ndizet duke treguar se vegla po merr energji) !
- mbajeni pajisjen me një dorë mbi dorezë G 2 dhe
tjetrën mbi kapësen e izoluar të grykës H 2
- ndizni veglën
! pajisja duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para se
lama të hyjë në materialin e punës
- drejtojeni pajisjen përgjatë vijës së shënuar të prerjes
Page view 101
1 2 ... 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 ... 115 116

Comments to this Manuals

No comments